| 1 | Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë. |
| 2 | Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan. |
| 3 | Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth. |
| 4 | Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija. |
| 5 | Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq. |
| 6 | Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi. |
| 7 | Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
| 8 | Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq. |
| 9 | Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani. |
| 10 | Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
| 11 | Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq. |
| 12 | Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli. |
| 13 | Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
| 14 | Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq. |
| 15 | Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi. |
| 16 | Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
| 17 | Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq. |
| 18 | Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku. |
| 19 | Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë. |
| 20 | Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq. |
| 21 | Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu. |
| 22 | Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë. |
| 23 | Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet. |
| 24 | Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete. |
| 25 | Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku. |
| 26 | Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija. |
| 27 | Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq. |
| 28 | Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir; |
| 29 | dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar". |
| 30 | Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë. |
| 31 | Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq. |
| 32 | Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti. |