| 1 | Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni, |
| 2 | Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri. |
| 3 | Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë. |
| 4 | Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij. |
| 5 | Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit. |
| 6 | Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë. |
| 7 | I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin. |
| 8 | Ethanit i lindi Arariahu. |
| 9 | Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai. |
| 10 | Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës; |
| 11 | Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi. |
| 12 | Obedit i lindi Isai. |
| 13 | Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti, |
| 14 | Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti, |
| 15 | Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati. |
| 16 | Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre. |
| 17 | Abigaili lindi Amasan, atë i të cilit ishte Jetheri, Ismaeliti. |
| 18 | Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon. |
| 19 | Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin. |
| 20 | Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli. |
| 21 | Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin. |
| 22 | Segubit i lindi Jairi, të cilit do t'i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit. |
| 23 | (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit. |
| 24 | Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas. |
| 25 | Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu. |
| 26 | Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit. |
| 27 | Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri. |
| 28 | Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri. |
| 29 | Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin. |
| 30 | Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë. |
| 31 | I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai. |
| 32 | Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë. |
| 33 | Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit. |
| 34 | Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajturt Jarha. |
| 35 | Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain. |
| 36 | Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi. |
| 37 | Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi; |
| 38 | Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu; |
| 39 | Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu; |
| 40 | Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi; |
| 41 | Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama. |
| 42 | Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit. |
| 43 | Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema. |
| 44 | Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai. |
| 45 | Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit. |
| 46 | Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin. |
| 47 | Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi. |
| 48 | Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun. |
| 49 | Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha. |
| 50 | Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit. |
| 51 | Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit. |
| 52 | Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit. |
| 53 | Familjet e Kirjath-Jearimit ishin Ithrejtë, Puthejtë, Sumathejtë dhe Misharaejtë; prej tyre rrjedhin Tsorathitët dhe Eshtaolitët. |
| 54 | Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysme e Menathejve, Tsorejtë, |
| 55 | dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin Tirathejtë, Shimeathejtë dhe Sukathejtë. Këta ishin Kenejtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit. |