| 1 | Davidi, tanimë i plakur dhe i velur me ditë, vendosi si mbret mbi Izraelin birin e tij Salomon. |
| 2 | Ai mblodhi tërë krerët e Izraelit së bashku me priftërinjtë dhe me Levitët. |
| 3 | U llogaritën Levitët tridhjetë vjeç e lart; dhe numri i individëve ishte tridhjetë e tetë mijë. |
| 4 | Nga këta, njëzet e katër mijë u caktuan për të drejtuar punimet në shtëpinë e Zotit, gjashtë mijë ishin magjistratë dhe gjyqtarë, |
| 5 | katër mijë ishin derëtarë dhe katër mijë duhet të lëvdonin Zotin me veglat që Davidi kishte bërë për ta kremtuar. |
| 6 | Davidi i ndau në klasa, sipas bijve të Levit: Gershomi, Kehathi dhe Merari. |
| 7 | Nga Gershonitët: Ladani dhe Shimei. |
| 8 | Bijtë e Ladanit: Jejeli, i pari, Zethami dhe Joeli; tre gjithsej. |
| 9 | Bijtë e Shimeit: Shelomithi, Hazieli dhe Harani; gjithsej tre. Këta ishin të parët e shtëpive atërore të Ladanit. |
| 10 | Bijtë e Shimeit: Jahathi, Zina, Jeushi dhe Beriahu. Këta ishin katër bijtë e Shimeit. |
| 11 | Jahathi ishte i pari, pas tij vinte Zina; Jeushi dhe Beriahu nuk patën shumë fëmijë, prandaj në regjistrimin përbënin një shtëpi të vetme atërore. |
| 12 | Bijtë e Kehathit: Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli; gjithsej katër. |
| 13 | Bijtë e Amramit: Aaroni dhe Moisiu. Aaroni u nda veç për të shenjtëruar gjërat e shenjta, ai dhe bijtë e tij përjetë, për të djegur temjan përpara Zotit, për t'i shërbyer dhe për të bekuar emrin e tij përjetë. |
| 14 | Sa për Moisiun, njeriun e Perëndisë, bijtë e tij u llogaritën në fisin e Levit. |
| 15 | Bijtë e Moisiut ishin Gershomi dhe Eliezeri. |
| 16 | Nga bijtë e Gershomit, Shebueli ishte i pari. |
| 17 | Nga bijtë e Eliezerit, Rehabiahu ishte i pari. Eliezeri nuk pati fëmijë të tjerë, por bijtë e Rehabiahut ishin të shumët. |
| 18 | Nga bijtë e Itsharit, Shelomithi ishte i pari. |
| 19 | Nga bijtë e Hebroit, Jerijahu ishte i pari, Amariahu i dyti, Jahazieli i treti dhe Jekaneami i katërti. |
| 20 | Nga bijtë e Uzielit, Mikahu ishte i pari dhe Ishshiahu i dyti. |
| 21 | Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Bijtë e Mahlit ishin Eleazari dhe Kishi. |
| 22 | Eleazari vdiq dhe nuk la djem, por vetëm vajzat që u martuan me bijtë e Kishit, vëllezër të tyre. |
| 23 | Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jeremothi; gjithsej tre. |
| 24 | Këta ishin bijtë e Levit sipas shtëpisë të tyre atërore, të parët e shtëpive atërore sipas regjistrimit të popullsisë, që u bë duke i numëruar emrat një për një. Këta ishin të ngarkuar me shërbimin e shtëpisë të Zotit njëzet vjeç e lart. |
| 25 | Sepse Davidi kishte thënë: "Zoti, Perëndia i Izraelit, i ka dhënë paqe popullit të tij, në mënyrë që ai të mund të banonte në Jeruzalem përjetë. |
| 26 | Kështu Levitët nuk do ta mbartin më tabernakullin dhe tërë objektet e shërbimit të tij". |
| 27 | sipas porosive të fundit të Davidit u bë regjistrimi i bijve të Levit, njëzet vjeç e lart. |
| 28 | Sepse detyra e tyre ishte që të ndihmonin bijtë e Aaronit në shërbimin e shtëpisë së Zotit në oborret, në dhomat, në pastrimin e të gjitha gjërave të shenjta, në punën e shërbimit të shtëpisë së Perëndisë, |
| 29 | me bukët e paraqitjes, me majën e miellit për ofertën e ushqimit, me kuleçët e ndorme; me gjërat që gatuhen në tigan, me atë që është përzier me vaj dhe me të gjitha masat dhe dimensionet. |
| 30 | Përveç kësaj ata duhet të paraqiteshin çdo mëngjes për të kremtuar dhe për të lëvduar Zotin, dhe kështu edhe çdo mbrëmje, |
| 31 | si dhe për të ofruar vazhdimisht para Zotit tërë olokaustet, sipas numrit të caktuar nga ligji ditët e shtuna, kur fillon hëna e re dhe në festat solemne. |
| 32 | Ata duhet të kryenin gjithashtu detyrat e çadrës së mbledhjeve dhe të shenjtërores, si dhe të ndihmonin bijtë e Aaronit, vëllezërit e tyre, në shërbimin e shtëpisë të Zotit. |