| 1 | Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari. |
| 2 | Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli. |
| 3 | Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari. |
| 4 | Eleazarit i lindi Finehasi; Finehasit i lindi Abishua; |
| 5 | Abishuas i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi. |
| 6 | Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajothi; |
| 7 | Merajothit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi; |
| 8 | Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Ahimaatsi. |
| 9 | Ahimaatsit i lindi Azariahu; Azariahut i lindi Johanani. |
| 10 | Johananit i lindi Azariahu (ai shërbeu si prift në tempullin që Salomoni ndërtoi në Jeruzalem); |
| 11 | Azariahut i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi; |
| 12 | Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Shalumi; |
| 13 | Shalumit i lindi Hilkiahu; Hilkiahut i lindi Azariahu; |
| 14 | Azariahut i lindi Serajahu; Serajahut i lindi Jehotsadaku; |
| 15 | Jehotsadaku shkoi në mërgim, kur Zoti çoi në robëri Judën dhe Jeruzalemin me anë të Nebukadnetsarit. |
| 16 | Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari. |
| 17 | Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei. |
| 18 | Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli. |
| 19 | Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit, sipas etërve të tyre. |
| 20 | Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu, |
| 21 | bir i të cilit ishte Joabi, bir i të cilit ishte Ido, biri të cilit ishte Zerahu, bir i të cilit ishte Jeatherai. |
| 22 | Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri, |
| 23 | bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri, |
| 24 | bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli. |
| 25 | Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi, |
| 26 | bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi, |
| 27 | biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu. |
| 28 | Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti. |
| 29 | Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu, |
| 30 | bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu. |
| 31 | Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës. |
| 32 | Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar. |
| 33 | Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e Kehathitit ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit, |
| 34 | bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut, |
| 35 | bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait, |
| 36 | bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Sofonias, |
| 37 | bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut, |
| 38 | bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit. |
| 39 | Pastaj vinte i vëllai Asaf, që rrinte në të djathtë të tij; Asafi, bir i Berekiahut, bir i Shimeut, |
| 40 | bir i Mikaelit, bir i Baasejahut, bir i Malkijahut, |
| 41 | bir i Ethnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut, |
| 42 | bir i Ethanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit, |
| 43 | bir i Jahathit, bir i Ghershomit, bir i Levit. |
| 44 | Bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtë dhe ishin Ethsani, bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Mallukut, |
| 45 | bir i Hadshabiahut, bir i Amatsiahut, bir i Hilkiahut, |
| 46 | bir i Amtsit, bir i Banit, bir i Shemerit, |
| 47 | bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit. |
| 48 | Vëllezërit e tyre, Levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë. |
| 49 | Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë. |
| 50 | Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua, |
| 51 | bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah, |
| 52 | bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi, |
| 53 | bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi. |
| 54 | Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve; |
| 55 | atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur; |
| 56 | por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut. |
| 57 | Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë, |
| 58 | Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë, |
| 59 | Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë. |
| 60 | Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë. |
| 61 | Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit. |
| 62 | Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit. |
| 63 | Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit. |
| 64 | Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë. |
| 65 | Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit. |
| 66 | Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit. |
| 67 | Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë, |
| 68 | Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë, |
| 69 | Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë. |
| 70 | Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit. |
| 71 | Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë. |
| 72 | Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë, |
| 73 | Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë. |
| 74 | Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë, |
| 75 | Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë. |
| 76 | Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë. |
| 77 | Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë. |
| 78 | Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë, |
| 79 | Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë. |
| 80 | Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë, |
| 81 | Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë. |