| 1 | Ata që vunë vulën e tyre mbi dokumentin ishin: Nehemia, qeveritari, bir i Hakaliahut, dhe Sedekia, |
| 2 | Serajahu, Azaria, Jeremia, |
| 3 | Pashuhuri, Amariahu, Malkija, |
| 4 | Hatushi, Shebaniahu, Maluku, |
| 5 | Harimi, Meremothi, Obadiahu, |
| 6 | Danieli, Ginethoni, Baruku, |
| 7 | Meshulami, Abijahu, Mijamini, |
| 8 | Maaziahu, Bilgai, Shemajahu. Këta ishin priftërinj. |
| 9 | Levitët: Jeshua, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit dhe Kadmieli, |
| 10 | dhe vëllezërit e tyre Shebaniahu, Hodijahu, Kelita, Pelajahu, Hanani, |
| 11 | Mika, Rehobi, Hashabiahu, |
| 12 | Zakuri, Sherebiahu, Shebaniahu, |
| 13 | Hodijahu, Bani dhe Beninu. |
| 14 | Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani, |
| 15 | Buni, Azgabi, Bebai, |
| 16 | Adonijahu, Bigvai, Adini, |
| 17 | Ateri, Ezekia, Azuri, |
| 18 | Hodijahu, Hashumi, Betsai, |
| 19 | Harifi, Anatothi, Nebai, |
| 20 | Magpiashi, Meshulami, Heziri, |
| 21 | Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua, |
| 22 | Pelatiahu, Hanani, Anajahu, |
| 23 | Hoshea, Hananiahu, Hasshubi |
| 24 | Halloheshi, Pilha, Shobeku, |
| 25 | Rehumi, Hashabnahu, Maasejahu, |
| 26 | Ahijahu, Hanani, Anani |
| 27 | Maluku, Harimi dhe Baanahu. |
| 28 | Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi, |
| 29 | u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij, |
| 30 | të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë, |
| 31 | të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh. |
| 32 | U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë, |
| 33 | për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë. |
| 34 | Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me qëllim që të digjen në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj. |
| 35 | U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme, |
| 36 | dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t'ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë e Perëndisë tonë. |
| 37 | Përveç kësaj u zotuam t'u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë. |
| 38 | Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit, |
| 39 | sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e Perëndisë tonë. |