Psalmet 100
| 1 | Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës! |
| 2 | I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi. |
| 3 | Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij. |
| 4 | Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij. |
| 5 | Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat. |