| 1 | Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend. |
| 2 | Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to. |
| 3 | Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë. |
| 4 | Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhemshur dhe plot mëshirë. |
| 5 | Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij. |
| 6 | Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve. |
| 7 | Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme, |
| 8 | të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi. |
| 9 | Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij. |
| 10 | Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi. |