| 1 | Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit. |
| 2 | Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë. |
| 3 | Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit. |
| 4 | Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë. |
| 5 | Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta, |
| 6 | kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë? |
| 7 | Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat, |
| 8 | për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij. |
| 9 | Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja. |