| 1 | Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde. |
| 2 | Sepse do të thonë kombet: "Ku është tani Perëndia i tyre?". |
| 3 | Por Perëndia ynë është në qiejtë dhe bën tërë atë që i pëlqejnë. |
| 4 | Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut. |
| 5 | kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin, |
| 6 | kanë veshë por nuk dëgjojnë, kanë hundë por nuk nuhasin, |
| 7 | kanë duar por nuk prekin, kanë këmbë por nuk ecin; me grykën e tyre nuk nxjerrin asnjë zë. |
| 8 | Njëlloj si ata janë ata që i bëjnë, tërë ata që u besojnë atyre. |
| 9 | O Izrael, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre. |
| 10 | O shtëpi e Aaronit, ki besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre. |
| 11 | O ju që keni frikë nga Zoti; kini besim tek Zoti! Ai është ndihma e tyre dhe mburoja e tyre. |
| 12 | Zoti na kujtoi dhe do të na bekojë; po, ai do të bekojë shtëpinë e Izraelit dhe do të bekojë shtëpinë e Aaronit. |
| 13 | Ai do të bekojë ata që kanë frikë nga Zoti, të vegjël dhe të mëdhenj. |
| 14 | Zoti ju bëftë të rriteni, ju dhe bijtë tuaj. |
| 15 | Qofshin të bekuar nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën. |
| 16 | Qiejtë janë qiejtë e Zotit, por tokën ai ua ka dhënë bijve të njerëzve. |
| 17 | Nuk janë të vdekurit ata që lëvdojnë të Zotin, as ata që zbresin në vendin e heshtjes. |
| 18 | Por ne do ta bekojmë Zotin, tani dhe përjetë. Aleluja. |