Psalmet 120
| 1 | Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj. |
| 2 | O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese. |
| 3 | Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare? |
| 4 | Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje. |
| 5 | I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit! |
| 6 | Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen. |
| 7 | Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën. |