Psalmet 121
| 1 | Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma? |
| 2 | Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën. |
| 3 | Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë. |
| 4 | Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle. |
| 5 | Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde. |
| 6 | Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën. |
| 7 | Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde. |
| 8 | Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë. |