| 1 | Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: |
| 2 | "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, |
| 3 | ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh; |
| 4 | atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne, |
| 5 | atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne". |
| 6 | Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre. |
| 7 | Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam. |
| 8 | Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën. |