| 1 | I pamendi ka thënë në zemër të tij: "Nuk ka Perëndi". Janë të korruptuar, bëjnë gjëra të neveritshme; nuk ka asnjë që të bëjë të mirën. |
| 2 | Zoti shikon nga qielli bijtë e njerëzve për të parë në se ndonjeri prej tyre ka arsye dhe kërkon Perëndinë. |
| 3 | Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një. |
| 4 | Nuk kanë fare arsye të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që hanë popullin tim si të hanin bukë dhe nuk kërkojnë ndihmën e Zotit? |
| 5 | Atje do t'i zërë një frikë e madhe, sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë. |
| 6 | Ju kërkoni të prishni planet e të mjerit, sepse Zoti është streha e tij. |
| 7 | Oh! Le të vijë, pra, nga Sioni shpëtimi i Izraelit! Kur Zoti do ta kthejë popullin e tij nga robëria, Jakobi do të ngazëllojë, Izraeli do të gëzohet. |