| 1 | Më mbro, o Perëndi, sepse unë po kërkoj strehë te ti. |
| 2 | I thashë Zotit: "Ti je Zoti im; nuk kam asnjë të mirë veç teje". |
| 3 | Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë. |
| 4 | Dhembjet e atyre që turren pas perëndive të tjera do të shumëzohen; unë nuk do t'i derdh libacionet e tyre të gjakut dhe nuk do të shqiptoj me buzët e mia emrat e tyre. |
| 5 | Zoti është pjesa ime nga trashëgimia dhe kupa ime; ti, o Zot, ruaje fort atë që më ka rënë në short. |
| 6 | Mua fati më ka rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur më ka rënë. |
| 7 | Unë do të bekoj Zotin që më këshillon; zemra ime më mëson edhe natën. |
| 8 | Unë e kam vënë vazhdimisht Zotin përpara syve të mi; duke qenë se ai rri në të djathtën time, unë nuk do të hiqem kurrë nga vendi. |
| 9 | Prandaj zemra ime gëzohet dhe shpirti im ngazëllon për lavdinë e trashëgimisë sime; edhe mishi im do të qëndrojë tërë besim dhe në siguri, |
| 10 | sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin. |
| 11 | Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi. |