| 1 | Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perëndinë me britma triumfi. |
| 2 | Sepse Zoti, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një mbret i madh mbi gjithë dheun. |
| 3 | Ai do të na nënshtrojë popujt dhe kombet do t'i vërë nën këmbët tona. |
| 4 | Ai do të zgjedhë për ne trashëgiminë tonë, lavdinë e Jakobit që ai e do. (Sela) |
| 5 | Perëndia është ngritur në mes brohoritjesh gëzimi, Zoti me tingujt e borive. |
| 6 | Këndojini lavde Perëndisë tonë, këndojini lavde! Këndojini lavde mbretit tonë, këndojini lavde! |
| 7 | Sepse Perëndia është mbreti i gjithë dheut, këndojini lavde me zotësi. |
| 8 | Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia ulet mbi fronin e tij të shenjtë. |
| 9 | Princat e popujve, populli i Perëndisë të Abrahamit, janë mbledhur bashkë; sepse Perëndisë i përkasin mburojat e tokës; atë e lëvdojnë me të madhe. |