| 1 | O Zot, mos më ndreq në zemërimin tënd dhe mos më dëno në zjarrin e indinjatës sate. |
| 2 | Ki mëshirë për mua, o Zot; sepse jam i sfilitur nga e keqja; shëromë, o Zot, sepse kockat e mia po vuajnë. |
| 3 | Edhe shpirti im po vuan shumë; po ti, o Zot, deri kur? |
| 4 | Sillu nga unë, o Zot, çliroje shpirtin tim; shpëtomë, për hir të mirësisë sate. |
| 5 | Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në Sheol? |
| 6 | Unë jam sfilitur duke psherëtirë; çdo natë e lag shtratin me vajin tim dhe bëj që të rrjedhin lotë mbi shtrojen time. |
| 7 | Syri im ligështohet nga dhembja dhe plaket për shkak të tërë armiqve të mi. |
| 8 | Largohuni nga unë, ju të gjithë shkaktarë të padrejtësisë, sepse Zoti ka dëgjuar zërin e vajit tim. |
| 9 | Zoti ka dëgjuar lutjen time; Zoti e ka pranuar lutjen time. |
| 10 | Tërë armiqtë e mi do të shushaten dhe do të hutohen; do të kthejnë krahët dhe do të shushaten në çast. |