| 1 | Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua. |
| 2 | Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi. |
| 3 | Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela) |
| 4 | U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë! |
| 5 | Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë". |
| 6 | Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira. |
| 7 | Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin. |
| 8 | Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin. |
| 9 | Por unë do të shpall përjetë dhe do t'i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit. |
| 10 | Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet. |