| 1 | Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive. |
| 2 | Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela) |
| 3 | Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit. |
| 4 | Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit. |
| 5 | Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë. |
| 6 | Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit. |
| 7 | Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër". |
| 8 | Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet. |