| 1 | Ejani, t'i këndojmë me gëzim Zotit; t'i dërgojmë britma gëzimi kalasë së shpëtimit tonë. |
| 2 | Le të shkojmë në prani të tij me lavde, ta kremtojmë me këngë. |
| 3 | Sepse Zoti është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë. |
| 4 | Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve. |
| 5 | I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar. |
| 6 | Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë. |
| 7 | Sepse ai është Perëndia ynë dhe ne jemi populli i kullotës së tij dhe kopeja për të cilën ai kujdeset. Sot, po të jetë se dëgjoni zërin e tij, |
| 8 | "mos e fortësoni zemrën tuaj si në Meriba, si ditën e Masas në shkretëtirë, |
| 9 | ku etërit tuaj më tunduan dhe më vunë në provë, edhe pse i kishin parë veprat e mia. |
| 10 | Për dyzet vjet e pata neveri atë brez dhe thashë: "Janë një popull me zemër të përdalë dhe nuk i njohin rrugët e mia. |
| 11 | Prandaj u betova në zemërimin tim: Nuk do të hyjnë në prehjen time". |