| 1 | Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj. |
| 2 | Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij. |
| 3 | Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark. |
| 4 | Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet. |
| 5 | Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës. |
| 6 | Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij. |
| 7 | U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë. |
| 8 | Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot. |
| 9 | Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera. |
| 10 | Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve. |
| 11 | Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra. |
| 12 | Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë. |