| 1 | Këndojini Zotit një himn të ri sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin. |
| 2 | Zoti ka bërë të njohur shpëtimin e tij dhe ka shprehur drejtësinë e tij përpara kombeve. |
| 3 | Ai ka mbajtur mend mirësinë e tij dhe besnikërinë e tij për shtëpinë e Izraelit; të tëra skajet e tokës kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë. |
| 4 | Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde. |
| 5 | Këndojini lavde Zotit me qeste, me qesten dhe me zërin e këngës. |
| 6 | Dërgoni britma gëzimi me boritë dhe me zërin e bririt përpara Zotit, Mbretit. |
| 7 | Le të zhurmojë deti dhe gjithçka ndodhet në të, bota dhe banorët e saj. |
| 8 | Lumenjtë le të rrahin duart dhe malet le të ngazëllohen tok nga gëzimi përpara Zotit, |
| 9 | sepse ai vjen të gjykojë tokën; ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me paanësi. |