| 1 | Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë. |
| 2 | Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij. |
| 3 | Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi. |
| 4 | Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar. |
| 5 | Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq. |
| 6 | Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje. |
| 7 | Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij. |
| 8 | Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë. |
| 9 | Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit. |
| 10 | Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri. |
| 11 | Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë. |
| 12 | Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia. |
| 13 | Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet. |
| 14 | Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar? |
| 15 | Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë. |
| 16 | Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve. |
| 17 | I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton. |
| 18 | Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit. |
| 19 | Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje. |
| 20 | Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij. |
| 21 | Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj. |
| 22 | Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti. |
| 23 | I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi. |
| 24 | Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla. |