| 1 | Njeriu që fortëson qafën kur qortohet, do të thyhet papritmas pa tjetër. |
| 2 | Kur të drejtët shumohen, populli gëzohet, por, kur sundon i pabesi, populli rënkon. |
| 3 | Njeriu që e do diturinë gëzon të atin; por ai që shkon me prostitutat shkapaderdh pasurinë e vet. |
| 4 | Mbreti e bën të qëndrueshëm vendin me anë të drejtësisë, por ai që merr dhurata e çon në shkatërrim. |
| 5 | Njeriu që i bën lajka të afërmit të tij shtrin një rrjetë mbi hapat e tij. |
| 6 | Në mëkatin e një njeriut të keq ka një lak, por i drejti këndon dhe gëzohet. |
| 7 | I drejti interesohet për çështjen e të varfërve, por i pabesi nuk e kupton këtë interesim. |
| 8 | Tallësit kurdisin trazira në qytet, por njerëzit e urtë e qetësojnë zemërimin. |
| 9 | Në rast se një njeri i urtë hyn në grindje me një budalla, dhe budallai zemërohet dhe qesh, nuk ka paqe. |
| 10 | Njerëzit gjakatarë urrejnë të ndershmin, por njerëzit e drejtë kërkojnë të mbrojnë jetën e tij. |
| 11 | Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul. |
| 12 | Në rast se një mbret dëgjon fjalët gënjeshtare, tërë ministrat e tij bëhen të pabesë. |
| 13 | I varfëri dhe shtypësi kanë këtë të përbashkët: Zoti ndriçon sytë e të dy palëve. |
| 14 | Mbreti që u siguron drejtësi të varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë. |
| 15 | Shufra dhe qortimi japin dituri; por fëmija për të cilën nuk kujdeset kurrkush e turpëron nënen e vet. |
| 16 | Kur shtohen të pabesët shtohen edhe shkeljet, por të drejtët do të shohin shkatërrimin e tyre. |
| 17 | Korrigjo birin tënd, ai do të japë rehatinë dhe do t'i sigurojë kënaqësi shpirtit tënd. |
| 18 | Kur nuk ka një vizion profetik, populli bëhet i shfrenuar, por lum ai që respekton ligjin. |
| 19 | Një shërbëtor nuk ndreqet vetëm me fjalë; edhe kur i kupton, nuk bindet. |
| 20 | A ke parë një njeri që ngutet në të folur? Ka më tepër shpresa te një budalla se sa te ai. |
| 21 | Në se dikush rrit me përkujdesje qysh në fëmijëri shërbëtorin e vet, në fund ai do të dojë të bëhet trashëgimtar i tij. |
| 22 | Njeriu zemërak kurdis grindje dhe njeriu idhnak kryen shumë mëkate. |
| 23 | Kryelartësia e njeriut e çon poshtë atë, por ai që ka një shpirt të përvuajtur do të ketë lavdi. |
| 24 | Kush bëhet ortak me një vjedhës urren jetën e vet. Ai dëgjon betimin, por nuk padit asgjë. |
| 25 | Frika e njeriut përbën një lak, por ai që ka besim te Zoti është i siguruar. |
| 26 | Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit, por drejtësia për çdo njeri vjen nga Zoti. |
| 27 | Njeriu jo i drejtë është një neveri për të drejtët, dhe ai që ecën me ndershmëri është një neveri për të pabesët. |