| 1 | Unë jam njeriu që pa hidhërimin nën thuprën e tërbimit të tij. |
| 2 | Ai më ka udhëhequr dhe më ka bërë të eci nëpër terr dhe jo në dritë. |
| 3 | Po, kundër meje ai ka kthyer disa herë dorën e tij tërë ditën. |
| 4 | Ai ka konsumuar mishin tim dhe lëkurën time, ka coptuar kockat e mia. |
| 5 | Ka ndërtuar fortesa kundër meje, më ka rrethuar me hidhërim dhe me ankth. |
| 6 | Ka bërë që unë të banoj në vende plot errësirë, ashtu si të vdekurit prej shumë kohe. |
| 7 | Më ka ndërtuar një mur rreth e qark, me qëllim që unë të mos dal; e ka bërë të rëndë zinxhirin tim. |
| 8 | Edhe kur bërtas dhe kërkoj ndihmë me zë të lartë, ai nuk pranon të dëgjojë lutjen time. |
| 9 | Ai i ka mbyllur rrugët e mia me gurë të prerë, i ka bërë shtigjet e mia plot me prita. |
| 10 | Ai ka qenë për mua si një ari në pritë, si një luan në vende të fshehta. |
| 11 | Ka devijuar rrugët e mia, më ka coptuar dhe më ka dëshpëruar. |
| 12 | Ka nderur harkun e tij dhe më ka bërë objekt të shigjetave të tij. |
| 13 | Ka bërë të depërtojnë në zemrën time shigjetat e kukurës së tij. |
| 14 | Jam bërë tallja e tërë popullit tim, kënga e tij e tërë ditës. |
| 15 | Më ka ngopur me hidhërim, më ka bërë të pij pelin. |
| 16 | Më ka coptuar dhëmbët me zall, më ka mbuluar me hi. |
| 17 | Ke larguar shpirtin tim nga paqja, kam harruar mirëqënien. |
| 18 | Kam thënë: "Éshtë zhdukur besimi im dhe shpresa ime tek Zoti". |
| 19 | Kujtohu për pikëllimin dhe për endjen time, për pelinin dhe hidhërimin. |
| 20 | Shpirti im kujtohet gjithnjë për këtë dhe është i rrëzuar brenda meje. |
| 21 | Këtë dua ta sjell në mëndje dhe prandaj dua të shpresoj. |
| 22 | Éshtë një hir i Zotit që nuk jemi shkatërruar plotësisht, sepse mëshirat e tij nuk janë mbaruar plotësisht. |
| 23 | Përtëriten çdo mëngjes; e madhe është besnikeria jote. |
| 24 | "Zoti është pjesa ime", thotë shpirti im, "prandaj do të kem shpresë tek ai. |
| 25 | Zoti është i mirë me ata që kanë shpresë tek ai, me shpirtin që e kërkon. |
| 26 | Gjë e mirë është të presësh në heshtje shpëtimin e Zotit. |
| 27 | Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën në rininë e tij. |
| 28 | Le të ulet i vetmuar dhe të qëndrojë në heshtje kur Perëndia ia imponon. |
| 29 | Le ta vërë gojën e tij në pluhur, ndofta ka ende shpresë. |
| 30 | Le ti japë faqen atij që e godet, të ngopet me fyerje. |
| 31 | Sepse Zoti nuk hedh poshtë për gjithnjë; |
| 32 | por, në rast se të hidhëron, do ti vijë keq sipas shumicës së zemërmirësive të tij, |
| 33 | sepse nuk e bën me kënaqësi poshtërimin dhe hidhërimin e bijve të njerëzve. |
| 34 | Kur dikush shtyp nën këmbët e tij tërë robërit e dheut, |
| 35 | kur dikush shtrëmbëron të drejtën e një njeriu në prani të Më të Lartit, |
| 36 | kur dikujt i bëhet një padrejtësi në çështjen e tij, a nuk e shikon Zoti? |
| 37 | Vallë kush thotë diçka që më pas realizohet, në rast se Zoti nuk e ka urdhëruar? |
| 38 | E keqja dhe e mira a nuk vijnë vallë nga goja e Më të Lartit? |
| 39 | Pse vallë ankohet një njeri i gjallë, një njeri për ndëshkimin e mëkateve të tij? |
| 40 | Le të shqyrtojmë rrugët tona, t'i hetojmë dhe të kthehemi tek Zoti. |
| 41 | Le të ngremë lart zemrat tona dhe duart tona në drejtim të Perëndisë të qiejve. |
| 42 | Ne kemi kryer mëkate, kemi qënë rebelë dhe ti nuk na ke falur. |
| 43 | Je mbështjellë në zëmërimin tënd dhe na ke ndjekur, na ke vrarë pa mëshirë. |
| 44 | Ti je mbështjellë në një re, në mënyrë që asnjë lutje të mos kalonte dot. |
| 45 | Na ke bërë plehra dhe mbeturina në mes të popujve. |
| 46 | Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh. |
| 47 | Na ka rënë mbi trup tmerri, laku, dëshpërimi i thellë dhe shkatërrimi. |
| 48 | Rrëke uji rrjedhin nga sytë e mi për shkatërrimin e bijës së popullit tim. |
| 49 | Syri im derdh lot pa pushim, pa ndërprerje, |
| 50 | deri sa Zoti të mos vështrojë nga qielli dhe të mos shikojë. |
| 51 | Syri im i sjell dhembje shpirtit tim për të gjitha bijat e qytetit tim. |
| 52 | Ata që më urrejnë pa shkak më kanë gjuajtur si të isha zog. |
| 53 | Kanë shkatërruar jetën time në gropë, më kanë hedhur gurë. |
| 54 | Ujrat rrjedhin mbi kokën time, unë thoja: "Ka marrë fund për mua". |
| 55 | Përmenda emrin tënd, o Zot, nga thellësia e gropës. |
| 56 | Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë. |
| 57 | Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: "Mos ki frikë!" |
| 58 | O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time. |
| 59 | O Zot, ti ke parë dëmin që kam pësuar, prandaj mbro çështjen time! |
| 60 | Ti ke parë tërë frymën e tyre të hakmarrjes, intrigat e tyre kundër meje. |
| 61 | Ti ke dëgjuar fyerjet e tyre, o Zot, tërë intrigat e tyre kundër meje, |
| 62 | fjalimet e tyre që ngrihen kundër meje, atë që mendojnë kundër meje tërë ditën. |
| 63 | Vër re kur ulen dhe kur ngrihen, unë jam kënga e tyre. |
| 64 | Shpërbleji, o Zot, sipas veprës së duarve të tyre. |
| 65 | Bëji zemërgur, mallkimi yt qoftë mbi ta. |
| 66 | Ndiqi në zemërimin tënd dhe shkatërroi poshtë qiejve të Zotit. |