| 1 | edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë. |
| 2 | Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush; |
| 3 | as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime. |
| 4 | Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë. |
| 5 | Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes. |
| 6 | Mos jini, pra, shokë me ta. |
| 7 | Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës, |
| 8 | sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë, |
| 9 | duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë. |
| 10 | Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni, |
| 11 | sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen. |
| 12 | Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë. |
| 13 | Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''. |
| 14 | Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, |
| 15 | duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. |
| 16 | Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit. |
| 17 | Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, |
| 18 | duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, |
| 19 | duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht; |
| 20 | nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit! |
| 21 | Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, |
| 22 | sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. |
| 23 | Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë. |
| 24 | Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, |
| 25 | që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, |
| 26 | që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme. |
| 27 | Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. |
| 28 | Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën, |
| 29 | sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij. |
| 30 | ''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''. |
| 31 | Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën. |
| 32 | Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin. |
| 33 | Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë. |