| 1 | sepse ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si një vjedhës natën. |
| 2 | Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë. |
| 3 | Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës. |
| 4 | Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ. |
| 5 | Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll. |
| 6 | Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën. |
| 7 | Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit. |
| 8 | Sepse Perëndia nuk na ka caktuar për zemërim, por për të marrë shpëtimin me anë të Zotit tonë Jezu Krisht, |
| 9 | i cili vdiq për ne kështu që, qofshim zgjuar qofshim fjetur, jetojmë bashkë me të. |
| 10 | Prandaj ngushëlloni njeri tjetrin dhe ndërtoni njeri tjetrin ashtu sikur edhe bëni. |
| 11 | Tashmë, vëllezër, ju lutemi të keni respekt për ata që mundohen midis jush, që janë në krye ndër ju në Zotin dhe që ju qortojnë, |
| 12 | edhe t'i vlerësoni shumë në dashuri për veprën e tyre. Jetoni në paqe midis jush. |
| 13 | Tani, vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni të parregulltit, të ngushëlloni zemërlëshuarit, të ndihmoni të dobëtit dhe të jeni të duruar me të gjithë. |
| 14 | Vështroni se mos dikush t'ia kthejë dikujt të keqen me të keqen; po kërkoni gjithmonë të mirën edhe te njeri tjetri edhe te të gjithë. |
| 15 | Jini gjithmonë të gëzuar. |
| 16 | Lutuni pa pushim. |
| 17 | Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju. |
| 18 | Mos e shuani Frymën. |
| 19 | Mos i përbuzni profecitë. |
| 20 | Provoni të gjitha, mbani të mirën. |
| 21 | Hiqni dorë nga çdo dukje e ligë. |
| 22 | Dhe Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ai vetë tërësisht; dhe gjithë fryma juaj, shpirt e trup, të ruhet pa të metë për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht. |
| 23 | Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë. |
| 24 | Vëllezër, lutuni për ne. |
| 25 | Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë. |
| 26 | Ju përbetoj për Zotin që kjo letër t'u lexohet gjithë vëllezërve të shenjtë. |
| 27 | Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju. Amen. |
| 28 | Pali, Silvani dhe Timoteu, kishës së Thesalonikasve, që është në Perëndinë, Atin tonë, dhe në Zotin Jezu Krisht: |